Një shtetas amerikan, M. F., 48 vjeç, është arrestuar në Tiranë, pas kallëzimit nga një 21-vjeçare që punonte për të si dizajnuese bizhuterish, aktivitet që kryhej online, por që herë pas here zhvillohej në banesën e tij të marrë me qira në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas dëshmisë së vajzës, më 1 dhjetor 2025, ndërsa ndodhej në banesën e tij për të ushtruar aktivitetin e punës, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Ajo deklaroi gjithashtu se marrëdhënia ka vijuar më pas, pasi ai e ka shantazhuar duke kërcënuar se do t’ia tregonte familjes së saj.
Në dëshminë e saj, 20-vjeçarja ka deklaruar se është përndjekur vazhdimisht nga pronari i biznesit, i cili sipas saj ka kryer disa episode ngacmimesh seksuale në ambientet e punës.
Ajo ka treguar gjithashtu se 47-vjeçari ka tentuar t’i japë alkool me qëllim që të dehej, ndërsa ka pretenduar edhe për ushtrim dhune ndaj saj.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit, policia i gjeti edhe një mjet prerës. Ai përballet me akuzat për ngacmim seksual dhe përndjekje, ndërsa pritet që të dalë para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.