Kohët e fundit, këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në qendër të medieve rozë, përsa i përket jetës së saj private.
Mediat aluduan se Fjolla ishte rikthyer me ish të dashurin e saj Fisnik Syla, pasi ky i fundit postoi një video të këngëtares. Por ajo i dha fund aludimeve menjëherë duke thënë se nuk ishte e vërtetë.
Si për ta vulosur këtë, ajo ka ndarë së fundmi një fotografi me të dashurin e saj të ri, Ildi Qamo.
Por disa kohë më parë, teksa u përfol se kaloi një krizë emocionale, Fjolla kishte lëshuar disa akuza të forta, ndër to edhe ndaj Ildi Qamos, për të cilin kishte thënë se kishte tentuar ta helmonte.
Megjithatë, duket se këngëtarja ka lënë pas tashmë këto probleme, duke shijuar romancën e saj të re.

