Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëgjesin e sotëm në Durrës, ku raportohet një plagosje e dyfishtë. Mësohet se Mikel Ndoj 56-vjeç ka goditur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj 24-vjeçe dhe një person tjetër, kalimtar i rastit. Sipas njoftimit të policisë, kalimtari ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen dhe për pasojë është plagosur me thikë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 24-vjeçarja dhe shtetati O.M ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi janë transportuar me urgjencë në spital.
Pas disa orësh në arrati është vënë në pranga, 56-vjeçari Mikel Ndoj.
56-vjeçari Mikel Ndoj, plagosi ditën e sotme me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, pasi kjo e fundit refuzonte që i ati, i cili kishte qenë i divorcuar prej 6 vitesh nga mamaja e saj, ndonëse ai këmbëngulte për ribashkim.
Njoftim:
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.