
Promoja e episodit të radhës të “Zëmemirën Podcast” me Mira Kazhanin ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit. I ftuari, Erik Fullani, ka surprizuar me deklaratën e tij për jetën sentimentale, duke lënë të kuptohet se është më i qetë dhe më i përkushtuar se kurrë më parë.
Pas pyetjes së Mira Kazhanit: “Më duket mua sikur je stabilizuar me romancën tënde?”, Fullani u përgjigj plot humor:
“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasmë shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, nuk e them se kam hall se ma marrin.”
Pas publikimit të promos, rrjetet sociale janë mbushur me komente që aludojnë se Eriku po flet për Sara Hoxhën, me të cilën prej kohësh përflitet se është në një lidhje.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht romancën, më herët kanë qarkulluar foto të dyshes gjatë pushimeve në plazh, duke nxitur edhe më shumë thashethemet për një histori dashurie mes tyre.



