Një debat i fortë ka shpërthyer në rrjetet sociale mes Andi Vrapit dhe Marciela Max. Gjithçka nisi pas një postimi të Andi Vrapit në InstaStory, ku ai komentoi një video të Marcielës nga “Për’puthen”.
Në postimin që ndezi debatin, Andi shprehej i habitur nga ndryshimi i qëndrimit të Marcielës pas ndarjes, duke theksuar se ajo kishte jetuar në të njëjtën shtëpi me Indritin dhe më herët kishte folur pozitivisht për të. Ai ironizoi faktin që sipas tij, ajo nuk kishte bërë publike kritikat gjatë kohës së lidhjes, por vetëm pas ndarjes, duke e krahasuar këtë sjellje me raste të ngjashme që ndodhin pas përfundimit të marrëdhënieve.

Pas kësaj, Marciela Max reagoi publikisht, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Andi Vrapit. Ajo e akuzoi për ndërhyrje në jetën private, dhe se disa informacione të përmendura nuk ishin të vërteta.
Reagimi i saj u pasua nga një kundërpërgjigje e ashpër e Andi Vrapit, i cili përmes një tjetër postimi të gjatë theksoi se informacionet që ka ndarë, sipas tij, janë bërë të ditura nga stafi i “Për’puthen”. Vrapi la të kuptohet se nuk dëshiron ta çojë më tej debatin, por se mund të publikohen edhe detaje të tjera nëse situata vazhdon.

Ndërkohë, saga e reagimeve nuk duket se mbyllet këtu. Pas kundërpërgjigjes së Andi Vrapit, Marciela Max ka reaguar sërish publikisht.
