Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Brestit të enjten pasdite, kur një çift me origjinë shqiptare u gjet i vdekur në banesën e tyre në 101 Rue Général-Paulet. Sipas autoriteteve lokale, lajmi u dha rreth orës 16:30, pasi një banor i lagjes raportoi në polici se kishte dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri.
Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën trupat e një burri 30-vjeçar dhe një gruaje 36-vjeçare, si dhe një pushkë gjuetie pranë tyre. Sipas burimeve hetimore, pistat e para tregojnë për një rast të femicidit të ndjekur nga vetëvrasja, por hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të tragjedisë.
Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre ndodhej jashtë shtëpisë dhe nuk mundi të kthehej pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ishte në shkollë në momentin kur ndodhi ngjarja. Autoritetet po ofrojnë mbështetje psikologjike për fëmijët dhe të afërmit e tyre.
Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë së Brestit.