Ditën e djeshme, Megi Pojani publikoi disa foto me një look krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim. Ajo u shfaq me flokë të shkurtër, veshur e tëra me të zeza dhe me një stil më të guximshëm e sensual.
Por duket se ky transformim nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Luana Vjollcës.
Vetëm pak orë pas publikimit të fotove nga Megi, Luana postoi në Instagram imazhe të saj me të njëjtin look, të realizuara rreth një vit më parë gjatë promovimit të brandit të saj “Lulu”.
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Megit, duke nënkuptuar se moderatorja e re e ka “kopjuar” stilin e saj.
Por “përplasja” mes tyre nuk ndalet me kaq — sipas vëzhgimeve të fansave, Luana dhe Megi nuk ndiqen më në Instagram, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ftohje mes dy moderatoreve.

