Screenshot
Pasi doli nga shtëpia në kulmin e tensionit gjatë prime-it të mbrëmjes së sotme, Rogerti është rikthyer sërish në Big Brother VIP Albania, duke sqaruar se largimi i tij ishte i përkohshëm.
Dalja e tij erdhi pas kritikave të forta nga opinionistja Monika, e cila i tha drejtpërdrejt: “Më mirë dil sesa të fëlliqesh kështu si po fëlliqesh.” Kjo deklaratë pasoi debatet e fundit të ashpra, përfshirë ofendimin ndaj motrës së Mateos dhe pyetjen fyese drejtuar Selinit.
Në studio, Rogerti shpjegoi se kishte dalë vetëm për të takuar opinionistët dhe për t’u përballur me kritikat. Ai iu drejtua Monikës duke i kërkuar të jetë më e paanshme dhe më tolerante ndaj tij, duke theksuar se është ndier i gjykuar në mënyrë të ashpër.
Moderatori Ledion Liço e vuri përballë një vendimi të qartë:
“Meqë nuk ke dalë me zarf të zi dhe nuk ke shkelje, do të vazhdosh rrugëtimin apo do të dalësh?”
Rogerti u përgjigj prerë: “Do kthehem.”
Pas rikthimit në shtëpi, ai kërkoi falje publike. I pari ishte një ndjesë për motrën e Mateos për përfshirjen e saj në debat, më pas për Selinin për deklaratën e rëndë që i kishte bërë, si dhe për babain e saj. Ai pranoi se kishte gabuar dhe se kishte kaluar limite që nuk duhej t’i prekte.
Nga një largim që u duk përfundimtar, situata mori një kthesë të papritur, me Rogerin që vendosi të vazhdojë lojën, tashmë nën vëzhgimin edhe më të fortë të publikut dhe banorëve.