Debati mes Dojna Memës dhe moderatores Kiara Tito ka ndezur rrjetet sociale ditët e fundit, pas heqjes së njëra-tjetrës nga Instagrami. Tani, Dojna ka vendosur të reagojë, duke e bërë publik një mesazh privat që ka marrë nga motra e saj, e cila i shkruante: “Hiqe Kiara Titon”.
Në një postim në Instastory, Dojna ka theksuar se gjithmonë i përgjigjet çdo pyetjeje drejtpërdrejt, pa frikë dhe pa nevojën për të mbajtur mend gënjeshtra. Ajo shkruan:
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë.”
Dojna ka publikuar gjithashtu mesazhin me motrën, ku thekson: “Unë as nuk fola keq për të”, duke treguar qartë se nuk ka pasur asnjë qëllim për të krijuar tension.
Ky reagim duket se është një përpjekje për të mbyllur debatin publik dhe për të shmangur spekulimet e mëtejshme. Konflikti nisi pas deklaratës së Dojnës te emisioni “Mirëmbrëma Yje”, ku ajo tha se Kiara e kishte hequr nga Instagrami. Por moderatore e “Goca dhe Gra”, Kiara Tito, ka thënë të kundërtën, duke shtuar se ishte Dojna ajo që e kishte hequr nga rrjeti social.
Për ndjekësit e tyre, ky është një episod që ka sjellë reagime të shumta, ku disa kanë mbështetur Dojnën, ndërsa të tjerë qëndrojnë pranë Kiarës. Megjithatë, duket se Dojna ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të mos e lejojë këtë çështje të zgjerohet më tej.
