Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku Marjan Kodheli, 35 vjeç, ka vrarë me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Shkallnur.

Sipas dëshmisë së dhënë para policisë, i riu ka rrëfyer se krimi ndodhi gjatë konsumimit të drekës, pas një debati të momentit me të atin, sepse “nuk e linte të hante i qetë”.
“Ishim duke ngrënë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova,” – ka deklaruar autori.
Lexo edhe:
Sipas hetimeve paraprake, mes babait dhe djalit ka pasur konflikte të vazhdueshme kohët e fundit. Policia ka arrestuar menjëherë autorin, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit që ka tronditur familjen Kodheli dhe komunitetin e zonës.