Tiranë – Një 30-vjeçar është raportuar i zhdukur nga banesa e tij në zonën e Shkozës. Denoncimi është bërë nga nëna e tij, e cila njoftoi se djali i saj, E. A., 30 vjeç, u largua nga shtëpia më 14 tetor 2025 dhe nuk është kthyer që atëherë.
Sipas policisë, për të zhdukurin po kryhen të gjitha veprimet procedurale për gjetjen e tij, ndërsa çështja është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
“Më datë 15.10.2025, shtetasja L. Gj. kallëzoi se djali i saj, shtetasi E. A., 30 vjeç, është larguar nga banesa më datë 14.10.2025. Policia po punon intensivisht për gjetjen e tij,” njofton zyrtarisht policia.
Autoritetet bëjnë apel te qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion ose e kanë parë personin e zhdukur, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë.
Familjarët shprehin shqetësimin e tyre dhe shpresojnë që djali i tyre të kthehet i sigurt sa më shpejt.