Hugel
Një tjetër histori dashurie po qarkullon në showbizin shqiptar, dhe kësaj here bëhet fjalë për një emër ndërkombëtar të muzikës elektronike dhe modelen e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini.
Sipas emisionit “Prive” në Klan Kosova, DJ i famshëm botëror Hugel dhe Trejsi janë në një lidhje dashurie prej rreth një viti. Edhe pse gjithçka është mbajtur larg syrit të publikut, disa detaje së fundmi kanë ngritur dyshimet dhe kanë “tradhtuar” romancën e tyre.
Shkëndija e fundit që ka ndezur rrjetin ka qenë një postim i Hugel nga Ibiza. Në foton e publikuar nga DJ francez, fansat kanë vënë re praninë e Trejsit, duke forcuar dyshimet se dyshja po kalojnë kohë së bashku në një nga destinacionet më luksoze të verës.


Megjithatë, burimet për “Prive” tregojnë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Thuhet se gjatë këtij viti ata kanë kaluar edhe momente krize, ku Trejsi në një moment e ka hequr Hugel nga lista e ndjekësve në Instagram, duke lënë të kuptohet për një distancim mes tyre.
Nga ana tjetër, Hugel vazhdon ta ndjekë modelen shqiptare në rrjetet sociale dhe shpeshherë ka ndërvepruar në postimet e saj, duke i bërë “like”, një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave më të vëmendshëm.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar lidhjen, duke e lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve. Megjithatë, postimet dhe lëvizjet në rrjetet sociale duket se po flasin më shumë se fjalët.
DJ Hugel është një nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike, i cili ka fituar famë globale me disa prej hiteve më të dëgjuara të viteve të fundit. Ai është bërë veçanërisht i njohur me këngë si “I Adore You” dhe “Move”, projekte që kanë pushtuar platformat muzikore dhe klubet në mbarë botën, duke e shndërruar në një nga DJ-t më të kërkuar në eventet dhe festivalet më të mëdha ndërkombëtare.