Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare me ndikim global, Era Istrefi, ka publikuar më në fund këngën e saj më të re “Mona Lisa”.
Era prej kohësh e kishte paralajmëruar këtë këngë duke publikuar një mori imazhesh nga video-klipi.
Kënga duket ndryshe prej projekteve të kaluara të cilat i ka lansuar ajo më parë, me një klip dhe koncept tejet të veçantë.
Mirëpo për këtë projekt ka patur edhe komente negative për të cilat Era Istrefi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory.

E njohur për zërin e saj unik dhe stilin e saj të veçantë, Era ka arritur që me artin e saj të shtrijë ndikimin edhe në arenën ndërkombëtare.
Ajo është shqiptarja e parë që ka performuar në Kupën e Botës, me këngën “Live it Up” në bashkëpunim me Nicky Jam si dhe me Will Smith.