Gazetari shqiptar Elton Tozaj është dhunuar rëndë mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë–Durrës, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Sipas familjarëve, Tozaj është goditur barbarisht nga disa persona, të cilët sipas tyre tashmë janë identifikuar nga autoritetet. Dhuna ka qenë e tillë sa që gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, teksa ndodhet në gjendje të rënduar dhe po merr trajtim mjekësor intensiv.
Familja ka bërë thirrje që autorët të procedohen sa më shpejt nga drejtësia dhe kërkon drejtësi për këtë akt të rëndë.
Lidhur me rrethanat e sulmit nuk ka ende një version të qartë zyrtar nga policia, por incidenti ka rritur shqetësimin e komunitetit mediatik dhe publikut të gjerë.
