Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan.
Makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit, shkruan bw.
Edmond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan.
Një prej autorëve ka qëlluar me pesë plumba biznesmenin, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.
Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguar në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.
Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.
Biznesmeni i ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit 2025 zotëronte disa aktivitete në Elbasan:
1- Club-in “Hollywood Lounge Bar”
2- Pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, në oborrin e së cilës u vra
3- Kompaninë e taksive dhe transportit “EL-Taxi”
Edmond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan.
Një prej autorëve ka qëlluar me pesë plumba biznesmenin, dy prej të cilve i ka marrë në kokë.
Autorët e dyshuar pas vrasjes u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.
Ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.