Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, në Vlorë ku një burrë ka dhunuar për vdekje gruan e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
Llogora Xhebroi 50 vjeç pasi dhunoi gruan e tij Sose Xhebroie 40 vjeç e dërgoi atë në urgjencë pa shenja jete, ku janë konstatuar shenja dhune ( në pjesën e grykës ) dhe trupit.
Më pas autori është kthyer në shtëpi ku ka vrarë veten. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Çifti ka patur probleme dhe kanë shkuar drejt divorcit më parë. 40-vjeçarja mendohet se është dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa ata janë prindër të dy djemëve të rritur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Orikum/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.