Të tjera detaje dalin nga vrasja e ndodhur këtë pasdite në Kalanë e Beratit, ku mbeti i vrarë Keli Hoxha, 42 vjeç.
Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç.
Sipas burimeve, sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën historike. Debati ka degjeneruar shpejt në përplasje fizike, ku 63-vjeçari Kristo Mema, alias Kastriot Hoxha, ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, nga Tirana, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në vend.
Autori, i cili mësohet se ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Forcat e Policisë së Beratit janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për ta kapur.
Ngjarja e Beratit, e ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara turistike të qytetit. Ajo vjen pas dy ngjarjeve të tjera të rënda në Durrës dhe Tiranë, duke nxjerrë në pah valën e dhunës që po përshkon vendin dhe boshllëkun e dukshëm të reagimit institucional ndaj saj.