
Samed Feka
Ish-banori i reality show-t “It’s My Home”, Samed Feka, ka treguar hapur me ndjekësit një eksperiencë jo të këndshme me botoxin. Përmes një videoje të publikuar në TikTok, Samedi shfaqet i “stërkuqur” dhe nuk nguron të ndajë me publikun dështimin e procedurës.
“Desha të sqaroj një gjë: disa ditë nuk kam hyrë live, arsyeja është se kam bërë botox, por botoxi ka marrë kahje të kundërt, kahje të keqe, siç edhe po e shihni fytyrën time. Kam dashur të bëj një ndryshim, por nuk ka qenë kismet. Ishalla bëhet hajr, sepse për momentin jam keq”, ka treguar Samedi, duke mos fshehur shqetësimin e tij për rezultatet.
Ky incident tregon se edhe ndërhyrjet estetike, të cilat zakonisht shihen si të thjeshta, mund të kenë pasoja të papritura.


