Pas orësh negociatash vrasësi i efektivit të “Shqiponjave” Azgan Mernica ka pranuar të vetëdorëzohet në Policinë e Fierit. Ashtu si dhe raportuam më herët ai ishte fshehur në fshatin Dërmenas dhe se policia kishte rënë në gjurmët e tij.
Sipas asaj që eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha më herët 23-vjeçari nuk kishte pranuar forcat e RENEAS, as efektivët e Policisë me uniformë, të cilët më pas ishin detyruar të shkonin afër vendit ku dhe i riu fshihej me uniformë civile.
Ishin familjarët ata të cilët kishin bindur Azgan Mernicën të vetëdorëzohej. Ndërkohë ,së fundmi është publikuar edhe video ku 23-vjeçari shihet teksa shoqërohet nga familjarët për tu dërguar në Komisariatin e qytetit të Fierit.
E turpshme është fakti që familjarët e të riut vrapojnë për ta filmuar, ndërkohë vetë ai shfaqet duke qeshur dhe shihet qartë që nuk është penduar për aktin makabër që kreu dy ditë më parë duke i marrë jetën me një plumb në kokë efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliajt.