
Screenshot
Një automjet me drejtues 31-vjeçarin Imer Krrashi është vënë sot në ndjekje nga forcat ‘Shqiponja’. Imer Krrashi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kanë kërkuar për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari pasi ishte i armatosur, ka ikur me shpejtësi duke tentuar të arratisej në drejtim të Tegut.
Në ndjekje e sipër, ai ka marrë para duke i përplasur 7 automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.
Si pasojë e përplasjes polici ka mbetur i plagosur gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet dhe bashkëshortja e tij, por fatmirësht të dy ndodhen jashtë rreziku për jetën.