Në rrjetin social TikTok është bërë virale një video e një prej personazheve kontroverse të kësaj platforme.
I njohur si “Valmir Bossi”, gjatë një sfide ky i fundit ka zhveshur ka abuzuar seksualisht (duke puthur në pjesë intime) me një të mitur gjatë transmetimit “live” në TikTok.
Valmir B., është arrestuar nga Policia në Kosovë, nën dyshimin për abuzim seksual.
Policia e Pejës ka konfirmuar për mediat se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.
Video për të cilën është arrestuar ky person, është fshirë edhe nga TikToku dhe rrjetet e tjera sociale.