Ina Pojani
Pas ditësh të tëra aludimesh dhe lajmesh që qarkulluan në rrjete sociale, Ina Pojani më në fund e ka konfirmuar vetë se është martuar. Pastiçierja e njohur, e cila njihet edhe si motra më e vogël e motrave Pojani, ka ndarë për herë të parë në Instagram një foto nga dita e saj e madhe, duke zbuluar edhe datën e dasmës: 15 shtator 2025.
Në imazhin e publikuar, Ina shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, rrezatuese dhe e qetë, teksa mjafton mbishkrimi i thjeshtë me datën për të konfirmuar gjithçka.
Lexo edhe:
Vetëm pak ditë më parë, një video e publikuar nga “Albanian Post” zbuloi momentet e para nga ceremonia private e Inës dhe bashkëshortit të saj, Xhuljo. Dasma ishte zhvilluar në fshehtësi të plotë, pa asnjë lajm paraprak apo postim në rrjete sociale, ndërsa në atmosferë kishte kënduar Aurela Gaçe, e cila përmendi emrat e çiftit gjatë performancës.
Me postimin e saj të sotëm, Ina ka vulosur një nga momentet më të bukura të jetës, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj në Instagram.