Pas bujës së madhe që u krijua pasi Sinan Hoxha deklaroi publikisht se Megi Pojani “e kishte rezervuar” për dasmën e saj më 12 gusht 2026, sot ka ardhur edhe reagimi i vetë moderatores, duke hedhur poshtë interpretimet që qarkulluan në media dhe rrjete sociale.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Megi Pojani ka reaguar me ironi dhe qetësi ndaj lajmeve që e paraqisnin deklaratën si një konfirmim martese. Ajo ka sqaruar se gjithçka ishte një moment spontan dhe jo një plan real për martesë.
“Hera e parë që e takova Sinan Hoxhën ishte pikërisht atë ditë. A mendon se do ia jepja ekskluzivitetin e dasmës dikujt që e takoj për herë të parë?” – u shpreh Megi, duke shtuar me humor:
“Në verë nuk dal nga shtëpia, e jo më të martohem.”
Deklarata e saj vjen si një përgjigje direkte ndaj lajmeve që e kthyen momentin televiziv në “lajmin e vitit”, duke ndezur spekulime për jetën private të moderatores. Megi e bëri të qartë se nuk ka asnjë dasmë të planifikuar.