Janë publikuar momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të mitur. Pamjet filmike janë regjistruar vetëm pak minuta pasi nëna e tre fëmijëve të ndërmerrte një nga veprimet me të rëndë të rregjistruara në kriminalistikën shqiptare.
Në dy video të siguruara nga gazetari i ora news, jepet një tablo e qartë dhe një qetësi olimpike që ka pasur nëna dhe tre fëmijët e mitur.
Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga amabjentet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.