Publikohen pamjet nga atentati ndaj një çifti shqiptarësh në Athinë.
Sipas medieve greke, persona të paidentifikuar iu afruan çiftit të shqiptarëve që ndodheshin brenda makinës dhe i qëlluan me breshëri armësh nga motori. Sipas mediave greke gjithçka ka ndodhur në sy të çiftit të fëmijëve.
Ngjaja e rëndë ka nodhur në rrugën Mesolongji të Athinës rreth orës 21:30. Sipas policisë greke, 32-vjeçari Roan Brahimi ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja Katerina Beqo është dërguar me urgjencë në spital.
Autoritetet thonë se kanë nisur kërkimet për identifikimin e autorëve, dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes, të panjohura deri më tani.