Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
Paraditën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sot, do të bëhet prezantimi i prova e materialeve, më konkretisht pamjet e ditës tragjike, transmeton IndeksOnline.
Pak para momentit kritik, Murseli kishte dërguar Liridonën së bashku me fëmijët për të darkuar në restorant.
Pas tyre, duke i përcjellë vetëm pak minuta pas Liridonës dhe Naimit, hyn Grani Plava.

Pjesë e darkës por në anën tjetër të restorantit qëndron Granit Plava.
Në foto e siguruara nga IndeksOnline shihet Naim Murseli, i cili e sinjalizoi me prekje hunde Plavën për nisjen e ”aksionit” ndaj Liridonës.

Në videon më poshtë shfaqet Naim Murseli ditën e ngjarjes duke dalë nga shtëpia:
Pak para krimit Naim Murseli takohet me Granit Plaven:
Pas krimit, Naim Murseli shfaqet duke u larguar me shpejtësi
Një ditë pas ngjarjes në shtëpinë e Naimit shfaqet Kushtrim Kokalla:
Momenti kur Naim Murselit i shfaqet me audio momenti kritik dhe dëgjon krismat e armës dhe zërat e fëmijëve