Pamjet që po shihni janë momentet e para pas vrasjes së 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaja me thikë nga bashkëshorti i saj. Ajo shihet e shtrirë në tokë, ndërsa vendi është mbuluar me gjak.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë. 50-vjeçari dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare dhe e la në mes të rrugës, duke u larguar në drejtim të paditur. Pas disa orësh arrati nga policia, mësohet se ai është vënë në pranga në zonën e Filit, pasi ishte fshehur në një ndërtesë të braktisur dhe po shoqërohet në komisariat, për të dhënë dëshminë e tij. Mediat greke shkruajnë se gruaja kishte bërë dhe më parë kallëzime për dhunë në familje.