Screenshot
Modelja e njohur Françeska Jaçe, e cila u bë e famshme pas pjesëmarrjes në “Big Brother Albania 5”, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë për jetën e saj private.
Së fundmi, faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar disa foto ku Françeska shihet në shoqërinë e një mashkulli, duke ngritur menjëherë dyshime për një lidhje të re dashurie. Pamjet duket se janë realizuar në ambientet e një aeroporti, teksa dyshja lëvizin së bashku, çka ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë, partneri i ri i modeles mendohet të jetë dukshëm më i madh në moshë, me një diferencë që thuhet se kalon mbi 30 vite. Megjithatë, deri në këto momente, as Françeska dhe as personi në fjalë nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të konfirmuar apo mohuar zërat.


Kjo nuk është hera e parë që jeta private e saj bëhet temë diskutimi, por këtë herë duket se fotot kanë shtuar më shumë se kurrë interesin e publikut. Ndjekësit kanë reaguar menjëherë në rrjet, duke ndarë mendime të ndryshme për diferencën në moshë dhe raportin e mundshëm mes tyre.
Mbetet për t’u parë nëse Françeska do të zgjedhë të thyejë heshtjen dhe të sqarojë këtë raport që tashmë ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.