Pas komplimenteve për barkun pa strija, Dafina tregon se shenjat i janë shfaqur në këmbë dhe zbulon si i kujdeset trupit.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video që është bërë menjëherë virale, ku shfaqet në formë perfekte pas lindjes. Komentuesit nuk kanë kursyer komplimentet, sidomos për barkun e sheshtë dhe mungesën e strijave.
Por Dafina, si gjithmonë e sinqertë me publikun, ka vendosur t’u përgjigjet vetë fansave duke treguar të vërtetën e trupit 2 muaj pas lindjes.
Komentuesja: Si bre s’ju bahen strija
Dafina Zeqiri: Te kembet mu kan bo
Në një tjetër koment, këngëtarja ka zbuluar edhe “sekretin” e saj për rikthimin në formë pas shtatzënisë.
“Korsett + ushtrime (cardio), 2l uje ne dite dhe proteins”- shkruan Dafina Zeqiri.

Videoja është bërë menjëherë virale në TikTok, me mijëra pëlqime dhe komente pozitive që e quajnë Dafinën “frymzim për nënat e reja”.