Alketa Vejsiu nuk është thjesht një moderatore, ajo është një figurë që ka ndërtuar ndër vite një identitet të fortë vizual, ku eleganca dhe marka luksoze janë kthyer në pjesë të pandashme të imazhit të saj publik.

Së fundmi, ajo ka bërë bujë me një paraqitje që ka ndezur debat në rrjet: çizmet “Chanel” me çmim rreth 1,999 euro, të cilat i ka kombinuar me një veshje minimaliste por tepër elegante.

Në rrjetet sociale, pamja e saj është komentuar gjerësisht.
Një gjë është e sigurt: Alketa Vejsiu di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes, dhe këtë e bën me shumë klas, në mënyrën e vet të pandryshueshme.