Cllevio
Reperi flet hapur për ndikimin e TikTok-ut në jetën e njerëzve, ndërsa zbulon të ardhurat që, sipas tij, arrijnë deri në qindra mijëra euro në vit.
Reperi i njohur shqiptar, Cllevio Serbiano, ka bërë sërish bujë me deklaratat e tij të fundit. I ftuar në emisionin “Krejt n’debat”, ai foli pa filtra për mënyrën se si rrjeti social TikTok ka ndryshuar realitetin e shumë njerëzve, duke e kthyer nga një platformë argëtimi në një mjet për mbijetesë dhe shprehje personale.
Sipas Cllevios, për shumë persona, TikTok-u është bërë një mënyrë për të përballuar stresin, depresionin dhe realitetin e vështirë ekonomik. “Nëse nuk do të kishim TikTok, do t’i shfaqnim problemet në rrugë,” – tha reperi, duke theksuar se platforma ka krijuar një mënyrë të re komunikimi mes brezave.
Në vijim të intervistës, ai surprizoi publikun duke zbuluar edhe shifrat e mëdha të fitimeve që, sipas tij, mund të arrihen në këtë rrjet social.
“Kam miq që fitojnë mijëra euro në pak minuta. Vetë unë gjeneroj nga 200 deri në 350 mijë euro në vit nga aktiviteti im në TikTok,” – deklaroi Cllevio, duke shtuar me humor: “Jam CEO i TikTok-ut.”
Lexo edhe:
Ndërkohë, reperi ndodhet në qendër të vëmendjes mediatike edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me arrestimin e tij. Sipas burimeve pranë autoriteteve, Cllevio pritet të ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Cllevio është ndër figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, i njohur për deklaratat e drejtpërdrejta, videot e shumta në TikTok dhe përplasjet publike me artistë të tjerë, duke mbetur një nga emrat më të komentuar në skenën muzikore dhe mediatike shqiptare.