Skandali i Epstein vijon të mbetet një enigmë që diskutohet gjerësisht në mbarë botën. Por cila është arsyeja që mbi këtë skandal nuk është hedhur ende dritë ?!
Kjo çështja nuk është zbardhur ende plotësisht nga drejtësia amerikane, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi arsyet e kësaj vonese.
Një nga shkaqet kryesore lidhet me përmasat e ndikimit që Jeffrey Epstein kishte ndërtuar ndër vite, përmes lidhjeve me figura të fuqishme të politikës, biznesit dhe elitave ndërkombëtare. Pikërisht këto lidhje kanë ushqyer dyshimet se hetimet nuk kanë shkuar deri në fund.
Në këtë kontekst, emra të njohur publikë, përfshirë Hillary dhe Bill Clinton kan shkuar përpara kongresit Amerikan për të dëshmuar sesi ata jan bërë pjesë e këtij skandali. Megjithatë, deri më tani, asnjë përfshirje penale nuk është provuar zyrtarisht.
Rasti Epstein mbetet i hapur në opinionin publik dhe vazhdon të jetë simbol i debatit mbi transparencën dhe pavarësinë e drejtësisë amerikane./M.K.