ChatGPT së shpejti do të ofrojë përmbajtje erotike për përdoruesit e rritur të verifikuar
Përdorues të rritur, përgatituni! ChatGPT do të ofrojë së shpejti materiale erotike për ata që janë të verifikuar, duke u fokusuar te një eksperiencë më njerëzore dhe e personalizuar. Lajmin e bëri të ditur shefi i OpenAI, Sam Altman, duke shtuar se funksioni do të jetë opsional dhe i sigurt, jo i imponuar.
Ky hap vjen pas debatit të fortë mbi kontrollin e përdoruesve të mitur dhe pas padive që akuzuan OpenAI për mungesë mbikëqyrjeje. Altman theksoi se ChatGPT ka qenë më parë “mjaft kufizues” për të shmangur rreziqet mbi shëndetin mendor, por tani kompania ka zhvilluar mjete që lejojnë hapësirë më të madhe për përdoruesit e rritur, duke përfshirë edhe përmbajtjen erotike.
Sipas tij, nga dhjetori, përdoruesit e verifikuar do të kenë akses në materialet erotike – një hap që kritikët thonë se duhet të shoqërohet me rregulla më të forta federale dhe shtetërore për të mbrojtur të miturit.
OpenAI shpreson që ky ndryshim të tërheqë më shumë abonentë dhe të përmirësojë eksperiencën e përdoruesve të rritur – por gjithmonë me masa sigurie të qarta.