Një denoncim i ardhur ne redaksine tonë nga një biznes, tregon se si një grua e moshuar i shkatërron një nga tavolinat jashtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 në zonën e Ali Demit në një kompleks pallatesh në rrugën Pashko Hysa, pak sekonda pas përfundimit të ndeshjes së Champions League mes Bayern Munchen dhe Real Madrid. Në tavolinë ndodheshin dy kliente, banore të një pallati aty pranë, kur e moshuara i ofendon e më pas akuzon stafin e lokalit, të cilët nuk reagojnë ndaj veprimeve të saj për shkak edhe të moshës.
Por situata bëhet akoma më keq pasi ajo bëhet agresive dhe më pas njofton policinë.
Të ndodhur përballe shkatërrimit të pronës,autoritetet qetësuan situatën duke larguar të moshuarën drejt banesës. Nderkohe biznesi nuk bëri padi ndaj saj.
Por situata bëhet abstrakte me pas, pasi ajo tejkalon cdo limit.
Rreth ores 2:30 te mengjesit, e moshuara shkon serish tek tavolinat e jashtme te lokalit dhe zapton hapsirën duke zhvendosur karriget, tavolinat dhe duke i vendosur në një vendparkim bicikletash. Për orët në vijim ajo nuk lëviz nga karrigia duke e gdhirë.
Për orët në vijim ajo nuk lëviz nga karrigia duke e gdhirë, zonja mësohet se krahas bizneseve rreth zonës është shqetësim dhe për shumë banorë.