Screenshot
Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania, duket se marrëdhënia mes Ina Aderi dhe Kejsi ka ngritur pikëpyetje të reja në rrjet.
Dyshja, e cila krijoi një histori dashurie brenda shtëpisë së BBVA, u komentua shumë nga publiku. Vetë Ina ka treguar pas daljes nga formati se lidhja e tyre nisi pikërisht brenda shtëpisë dhe se mes tyre lindën ndjenja të vërteta, madje duke përmendur edhe momentin e puthjes që u bë viral në rrjet.
Pas daljes nga reality show, dy të rinjtë u panë disa herë bashkë dhe në intervista kishin lënë të kuptohej se po mendonin për ta vazhduar lidhjen edhe jashtë kamerave, madje duke folur për plane të përbashkëta në të ardhmen.
Megjithatë, së fundmi një detaj në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për një ftohje mes tyre. Siç është vënë re nga ndjekësit, Ina dhe Kejsi nuk ndiqen më në Instagram.
Situata ka bërë që fansat të spekulojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e tyre.

Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këtë detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke lënë gjithçka në nivel spekulimi.