Sara Hoxha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, këtë herë jo me një foto apo moment nga përditshmëria e saj, por me një mesazh privat që ka zgjedhur ta ndajë publikisht në InstaStory.
Në pamjen e publikuar, shihet një kërkesë për mesazh nga një ndjekëse, e cila i shkruan në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mjaft të papritur:
“Burri im po çmendet pas buzëve tua… i ke të bëra apo janë natyrale? Se burri im do të më paguajë t’i bëj si të tuat, je shumë e bukur.”
Një mesazh që për shumëkënd mund të konsiderohet i çuditshëm, por edhe i sikletshëm, sidomos për faktin se përfshin edhe partnerin e autores së mesazhit.

Sara, e njohur për elegancën dhe stilin e saj të rezervuar në rrjetet sociale, nuk ka bërë asnjë koment shtesë, por vetëm e ka publikuar mesazhin, me disa emoji duke lënë që vetë ndjekësit të krijojnë mendimin e tyre.
Ky veprim është interpretuar nga fansat si një mënyrë për të treguar realitetin e mesazheve që personazhet publikë marrin çdo ditë, ku shpesh nuk mungojnë situata të sikletshme apo edhe komike.