
Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunën ndaj blogeres së njohur Klea Prenga.
Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite heqje lirie. Ndërsa motra e saj, Antonela Berisha, u dënua me 3 vite shërbim prove, të cilat po ashtu u reduktuan në 2 vite.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2024, kur Klea Prenga u dhunua fizikisht nga motrat Berisha në një restorant në Tiranë. Sipas hetimeve, ajo u godit me sende të forta pas një konflikti për motive banale.
Pas incidentit, Mariela dhe Antonela Berisha u shpallën në kërkim policor, por u vetëdorëzuan dy muaj më vonë në komisariat.


