Një sulm nga hackerat ka bërë që bankat më të mëdha, mediat dhe linjat ajrore në gjithë botën të pësojnë një ndërprerje të madhe të shërbimit të IT në të gjithë botën.
BBC raporton se fluturimet janë ndaluar në aeroportin e Sidneit,edhe United Airlinest ka ndaluar fluturimet. Gjithashtu platforma e bursës së Londrës ka shfaqur shumë ndërprerje të sistemit.
Gjithashtu janë prekur edhe linjat e trenave në Mbretërinë e Bashkuar. Aeroporti i Berlinit po përjeton vonesa në check-in për shkak të një “defekti teknik”.
Microsoft tha se po ndërmerr veprime pas problemeve në shërbim dhe se ka nsiur të hetojë shërbimet cloud në SHBA dhe një çështje që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj. Microsoft ka konfirmuar se po heton një “çështje që ndikonte në aftësinë e përdoruesve për të hyrë në aplikacione dhe shërbime të ndryshme të Microsoft 365”.
Në Spanjë gjithashtu njësoj si në Berlin dhe Britani është raportuar për një “incident” në të gjitha aeroportet e vendit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kanali Sky Neës është gjithashtu jashtë transmetimit. Burime brenda qeverisë australiane kanë thënë se problemi vjen nga kompania e sigurisë kibernetike CroëdStrike.
Edhe bankat e mëdha janë prekur gjithashtu nga ky problem. Raportohet se klientët kanë raportuar se nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre. Dyshohet se e gjithë botë është vënë në kolaps nga CyberStrike.