Një tjetër rast i bllokimit të perimeve shqiptare ka ndodhur sot, ku 8000 kilogramë speca të kuq djegës nga Divjaka janë ndaluar nga autoritetet kroate, pasi analizat zbuluan praninë e tre preparateve bujqësore të ndaluara.
Sasia e konfiskuar pritet të asgjësohet në Kroaci.
Ky nuk është rasti i parë i tillë; më parë, perime shqiptare të eksportuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë janë bllokuar gjithashtu për shkak të pesticideve, me ngjarjen më të fundit të regjistruar rreth një muaj më parë.