Të shtëna me armë zjarri ka pasur paraditen e sotme në Korçë. Autori i identifikuar si Edmond Naska ka qëlluar 3 herë me armë në lagjen nr.16 të qytetit. 71-vjeçari ka qëlluar nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.
Sipas raportimeve të para nuk ka njerëz të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ata kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa pritet të dorëzohet shtetasi
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).
Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë menjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit Edmond Naska i cili ka mbyllur derën e banesës.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.
Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.