Debati mbi audiencën dhe interesin e publikut për “Big Brother” dhe “Ferma VIP” është rikthyer sërish në vëmendje, këtë herë pas një postimi të bërë nga Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”.
Ai ka publikuar një krahasim nga Google Trends, ku shihet qartë diferenca në kërkimet online mes dy formateve në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Në grafik, “Big Brother” shfaq një rritje të fortë të interesit, ndërsa “Ferma VIP” mbetet në nivele dukshëm më të ulëta.
Por vetë Nini jep edhe shpjegimin për këtë diferencë. Sipas tij, arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet drejtpërdrejt me faktin nëse një program është live apo jo.
“Është shumë e thjeshtë: kur një program është LIVE, njerëzit e kërkojnë; kur nuk është live, nuk e kërkojnë. Big Brother ishte sot live → rritje kërkimesh në krahasim me Ferma VIP. Nuk ka mister këtu”, shkruan ai në postimin e tij.

Ai ka bërë tag edhe Arbana Osmanin, si një përgjigje e drejtpërdrejtë pas postimit të saj pak orë më parë ku shprehej se “Ferma Vip” kishte thyer dominimin disamujor të “Big Brother” në kërkimet në Youtube.