Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më të ndjekur nga shqiptarët, Big Brother VIP Albania 5, që do të startojë këtë të shtunë, në orën 21:15, në ekranin e Top Channel.
Ky edicion vjen me dy prime në javë, ndërsa çdo të diel, në orën 12:45, publiku do të ndjekë programin “Fan Club”, i cili sjell të rejat më të fundit dhe debatet më interesante nga shtëpia e Big Brother.
Moderatorja e këtij edicioni do të jetë Kiara Tito, ndërsa Françeska Murati dhe Arjan Konomi do të jenë opinionistë.
Lajmi që ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale është rikthimi i Arjan Konomit në Top Channel, pas rreth tre vitesh mungesë. Ish-opinionisti i njohur i “Big Brother” dhe “Për’puthen” rikthehet në ekran, duke sjellë sërish stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, që gjithmonë ka ngjallur debat dhe komente të shumta.