Screenshot
Pas një periudhe të gjatë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, Bes Kallaku duket se ka vendosur të mos fshihet më. Aktori i njohur i humorit ka konfirmuar hapur lidhjen e tij të re, duke ndarë fillimisht një detaj shumë domethënës, e më pas edhe një foto që po bën xhiron e rrjetit.
Vetëm pak kohë më parë, Besi “theu” heshtjen përmes një postimi të një tatuazhi ku lexohej qartë emri “Ejona”, i shoqëruar nga data “25.12.2025”. Një detaj që nuk la vend për dyshime se në jetën e tij ka hyrë një person i veçantë.
Dhe tashmë, konfirmimi duket i plotë. Bes Kallaku ka publikuar edhe foton e parë me partneren e tij të re. Në imazhin bardhë e zi, që duket i realizuar në një peizazh malor, aktori shihet duke e përqafuar fort partneren e tij, një vajzë bionde, në një moment shumë intim dhe të ndjerë. Edhe pse fytyra e saj nuk zbulohet plotësisht, afrimiteti dhe gjuha e trupit flasin më shumë se çdo fjalë.
