
Përgatitjet për edicionin e 4-t të Big Brother VIP Kosova kanë hyrë në fazën finale , spektakli më i madh televiziv në Kosovë pritet të nisë më 31 tetor.
Edicioni i ri do të vijë nën drejtimin e producentës Olsa Muhameti, ndërsa prezantues mbeten dyshja e suksesshme Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ashtu si në vitet e kaluara.
Nisja e programit është shtyrë pak për shkak të zgjedhjeve komunale në Kosovë më 12 tetor, por tashmë gjithçka duket gati për një hyrje madhështore në shtëpinë më të famshme të vendit.
Emrat e banorëve mbeten ende sekret, ndërsa fansat janë në ethe për të zbuluar kush do të jetë pjesë e këtij reality show që vit pas viti kthehet në fenomen mediatik.