Një ditë e rëndë për këngëtarin Bardhi dhe familjen e tij.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram, artisti ka bërë me dije se gjyshi i tij është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë ai e ka ndarë me ndjekësit përmes një Instastory, ku ka shprehur dhimbjen dhe respektin për të ndjerin.
“Të Zotit jemi dhe vetëm te Ai do të kthehemi. Sot ndërroi jetë gjyshi im. Zoti e shpërbleftë me Xhenet,” – ka shkruar Bardhi në mesazhin e tij prekës.

Me këto fjalë, këngëtari i ka dhënë lamtumirën e fundit gjyshit, duke ndarë publikisht një moment të vështirë për të dhe familjen e tij.