Gjatë një bisede brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Luizi pati një moment të drejtpërdrejtë dhe ironik me Juelën, duke lënë të kuptohet shumë më tepër sesa u tha hapur.
Juela i drejtohet Luizit me bindje:
“Nëse je ti këtu, nami po bëhet jashtë.”
Por përgjigjja e Luizit ishte tipike për stilin e tij, e qetë, analitike dhe me një dozë thumbuese humori:
“Kam hyrë për diçka timen. Nuk ta tregoj për çfarë. Por nëse do ta analizosh, po të ndihmoj. Vetëm një pyetje bëji vetes: a më kanë thirrur apo i kam thënë unë të futem?”
Më tej, Luizi shpjegon logjikën e tij me një shembull të thjeshtë:
“Nëse unë kam thënë ‘dua të futem në Big’, atëherë do të thotë që po bëhet nami jashtë. Por nëse ata më kanë thënë ‘hajde Luiz e hy’, atëherë do të thotë që ju e keni… dhi.”
Kjo deklaratë u perceptua nga banorët si një mesazh i koduar. Por për ndjekësit u kuptua se Luizi ka hyrë për dinamika dhe për të rritur shikueshmërinë e Big-ut.