Pas daljes, ish-banori Labinot Rexha ka ndezur rrjetin me një voice message të dërguar në emisionin Big Talk, ku ka bërë deklarata të forta për Elijona Binakaj dhe familjen e saj.
Në mesazhin e tij, ai është shprehur pa doreza, duke deklaruar se: “Babai i Elijonës është dhunues ordiner i familjes së tij. Këtë e ka deklaruar edhe daja i saj.”
Sipas tij, Elijona nuk ka qenë një lojtare e zakonshme në shtëpi, por një personazh i ndikuar nga historia personale. “Elijona nuk ka pasur asnjë lojë, historia e saj e ka sjellë aty ku është”, tha ai, duke shtuar se “Debatet me mua i kanë rritur emrin”.
Por deklaratat nuk u ndalën me kaq. Labinot Rexha hodhi akuza edhe ndaj Xheneta Fetahu, duke pretenduar se gjatë hyrjes së saj për 24 orë në shtëpinë e BBVK, ajo ka dhënë informacione nga jashtë për disa banorë.
Këtyre akuzave i është përgjigjur menjëherë Xheneta, e cila ka reaguar ashpër ndaj tij: “Ai nuk vjen t’i thotë këto gjëra këtu në studio sepse është frikacak”, u shpreh ajo.