Kiara Tito, Butrint Imeri dhe babai i tij
Gesti i vogël i babait të Butrint Imerit tregon respekt për lidhjen e kaluar mes Kiarës dhe djalit të tij
Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, dhe këngëtari kosovar Butrint Imeri dikur patën një lidhje të përfolur që nuk zgjati shumë, por duket se kujtimi i saj nuk është fshirë plotësisht nga familja e këngëtarit.
Sot, Kiara është martuar dhe është bërë nënë e një vajze, duke filluar një kapitull të ri në jetën e saj personale. Megjithatë, një detaj i vogël tregon se lidhja e kaluar dhe respekti për të nuk janë harruar. Babai i Butrint Imerit, Afrim Imeri, ka ruajtur në llogarinë e tij në Instagram një foto të përbashkët të Kiarës dhe djalit të tij, një gjest i vogël por domethënës që tregon mirënjohje dhe respekt për prezantuesen.

Ky veprim i Afrim Imerit nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilët komentuan pozitivisht për respektin dhe marrëdhënien e mirë që duket të ketë familja me figurat publike të së kaluarës së djalit të tyre. Fotoja e ruajtur gjithashtu ka një vlerë nostalgjie, pasi Kiara kishte marrë pjesë më parë në videoklipin e Butrintit për projektin e tij të njohur, “Hajt, hajt”./ Raporto24.com