
Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, u trajtua rasti i një të miture 15-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej më shumë se dy muajsh, ndërsa familja e saj akuzonte për neglizhencë dhe diskriminim nga policia.
Babai i vajzës, i pranishëm në studio, tregoi se natën e zhdukjes kishte parë një makinë që ishte ndalur pranë shtëpisë dhe dyshonte se vajza ishte marrë me forcë. Gjatë transmetimit live, në redaksi mbërritën foto dhe video nga rrjeti TikTok, ku 15-vjeçarja shfaqej duke bërë një jetë luksi dhe duke ndarë mesazhe që tregonin për një të kaluar të vështirë.
Pas transmetimit, shumë dëshmitë dhe informacione ndihmuan në lokalizimin e vajzës, ndërsa ajo vetë reagoi përmes dy mesazheve në telefonin e babait, duke i kërkuar që të mos e kërkonte më publikisht. Megjithatë, ajo nuk u kthye menjëherë në shtëpi.
Një dëshmi tronditëse e ardhur pas emisionit tregonte se 15-vjeçarja qëndronte në një banesë me një shoqe të saj, e cila dyshohej se e përdorte dhe e manipulonte. Vajza raportohej se shoqërohej me burra të ndryshëm, duke i gënjyer për moshën e saj.
Në ditët në vijim, prindërit e saj u rikthyen në studio për të kërkuar ndihmë sërish, ndërsa babai rrëfeu mes lotësh:
“Më dërgoi mesazh: ‘Hiqi ato fotografi nga TV se do të kthehem’. Nuk i kam bërë gjë. Nuk i mungonte asgjë. Ishte e shqetësuar, fliste në telefon dhe ndërpriste bisedat sapo hyja në dhomë. Ne jemi njerëz të varfër, por i plotësonim sa mundnim.”
Burimi: Balkan Web


