Screenshot
Një skandal me përmbajtje të rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në vend, pasi emisioni investigativ Stop në TV Klan ka transmetuar materiale që implikojnë drejtpërdrejt prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Olger Eminaj.

Sipas denoncimit të bërë publik, një qytetare ka paraqitur ankesë pranë KLP-së, duke pretenduar se është përfshirë në një marrëdhënie të papërshtatshme me prokurorin, në rrethana që ngrenë pikëpyetje serioze mbi etikën dhe integritetin e një funksionari të lartë të drejtësisë.
Materiali i transmetuar nga Stop përmban komunikime dhe detaje që, sipas redaksisë, hedhin dyshime të forta për shkelje të rënda etike nga ana e Olger Eminaj, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.Prokurori i nis organin sekaual nga zyra dhe gjithashtu i kerkon qytetares qe t’i blejë lodra seksi ne Itali. Ai dergon edhe foto dhe audio nga mbledhja e KLP-se.

Roli i tij si anëtar i KLP-së, një nga organet kyçe të sistemit të drejtësisë së re, e bën këtë çështje edhe më sensitive, pasi prek drejtpërdrejt besimin publik te institucionet që duhet të garantojnë integritetin dhe paanshmërinë e sistemit.
Prokurori Olger Eminaj përdor zyrën për të shfryrë epshet, foto erotike, lodra seksi dhe ngacmime qytetares


Skandal seksual në KLP
Publikohet skandali seksual i shumëpërfolur në KLP…
Ky investigim është publikuar pak më parë nga emisioni dhe i përfshirë është anëtari i KLP, Olger Eminaj.
Në dhjetor 2023 Olger Eminaj, është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Olger Eminaj
Një qytetare humbi fëmijën për shkak të dhunës nga bashkëshortit. Ajo nuk e denoncoi në polici apo prokurori, sepse u mor me anën e saj shëndetësore. Ish-bashkëshorti e denoncoi për përndjekje, pa asnjë provë. Prokurorja Rovena Zoto nisi hetimet ndaj saj dhe jo vetëm kaq. Ajo bëri një denoncim ndaj saj, pasi kjo e fundit i ka përmendur të atin.
Pas kësaj padrejtësie, ajo ju drejtua Inspektoratit të Drejtësisë, Artur Metani. Por ky i fundit nuk bëri asgjë. Ju drejtua Kryeprokurorit të Tiranës. Por edhe ai asgjë. Më pas ju drejtua kryetares së KLP, Mirela Bogdani dhe anëtarit Olger Eminaj sepse ky i fundit kishte në dorë vlerësimin e prokurores.

Por ky i fundit më pas i shkruan në mesenxher dhe i kërkon numrin e celularit. 2 ditë më pas i shkruan në Whats App nis ta ngacmojë seksualisht, duke i dërguar foto të organit gjenital. Në orarin zyrtar ku zoti Eminaj dërgon foto erotike, lakon emra të prokurorëve të tjerë, etj.,

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar publik nga Olger Eminaj lidhur me akuzat, ndërsa mbetet për t’u parë nëse KLP do të ndërmarrë masa disiplinore apo hetimore për këtë rast, i cili ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.